Atentati në Krujë/ Viktima shofer në Prokurorinë e Apelit, autorët qëlluan në rrugë dhe drejt banesës, dyshohet se Bejtja ka zbritur nga automjeti kur… (DETAJE)
Ramazan Sino 29-vjeç mbeti i vrarë pas të shtënave në armë në Krujë, ku u qëllua me armë zjarri në ndaj banesë së Gentjan Bejtjes.
Sipas informacioneve bëhet me dije se autorët e kanë lënë automjetin pak metra larg banesës dhe kanë zbritur në këmbë dhe më pas kanë hapur zjarr. Kur kanë hapur zjarr, 29-vjeçari ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e Gentjan Bejtjes.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar, në drejtim të banesës dhe gjithashtu edhe në rrugën kryesore. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja.
Viktima ka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit, ndërkohë theksohet se një natë më parë, Bejtja ka qenë në shtëpi. Gjithashtu siç edhe u raportua më herët, autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjes.
Gjithashtu ka dyshime të forta, se Bejtja mund të ketë qenë në automjet gjatë atentatit dhe se ka zbritur nga automjeti, pa mbërritur në banesë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–