Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Berisha: Demokratët të mbrojnë fitoren, u rrëzua në mënyrë absurde
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që sipas tij në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor.
Berisha e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me strukturat e PD dhe fushatës elektorale për Bashkinë e Rrogozhinës gjatë ditës së djeshme.
Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas parregullsive të gjetura nga Kolegji Zgjedhor me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës, ndërsa ditën e sotme u caktua se ato do të mbahen në 23 korrik.
Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.
Ish-kryeministri shtoi se përballë qytetarëve dhe opozitës është “makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–