EMRAT/ U kapen në një ‘fermë’ kanabisi, burg për dy shqiptarët në Britani
Dy shqiptarë janë dënuar me nga 20 muaj burg në Britani, pasi janë kapur në një ‘fermë’ kanabisi.
Të dënuarit janë Indrit Balliu, 31 vjeç dhe Fatjon Tarja, 32 vjeç, të cilët sipas mediave britanike kanë shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Dyshja shqiptare janë arrestuar më 27 prill në Bangor, gjatë një operacioni policor. Në momentin që në vendngjarje mbërrin policia, Balliu dhe Tarja tentuan të arratiseshin nga pjesa e pasme e ndërtesës, por pa sukses.
Para se të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, Balliu fillimisht ka punuar në një lavazh makinash, ndërsa Tarja ka punuar vetëm në rritjen e kanabisit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–