Mon, Nov 25, 2024

U plagosën në atentatin që kishte shënjestër babain e tyre, ja gjendja e dy fëmijëve të mitur të Gentjan Bejtjas

  • PublishedJuly 5, 2023

Dy fëmijë të mitur u plagosën mesnatën e së hënës duke gdhirë e martë në një atentat që kishte si shënjestër babain e tyre Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë, por që i mori jetën 29-vjeçarit Ramazan Sino, kunatit të tij.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor.

Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

Kjo ngjarje dëshmoi së pari që kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar ta eliminojnë me çdo kusht, pasi nuk kursyen as fëmijët e mitur dhe ekzekutuan një person që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje kriminale në vend. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga grupi hetimor 24 gëzhoja.

Kjo ngjarje sipas hetuesve duhet të hetohet me shumë ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në aksin Fushë-Krujë Lezhë pasi mund të hidhet dritë dhe mbi ngjarje të tjera të shumta kriminale. Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet dhe statusi i të penduarit nga drejtësia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.