Mon, Nov 25, 2024

“U betua në tarracë, s’është ligjërisht kryetar bashkie”, anëtarët e Këshillit Bashkiak të PL-së kallëzojnë Veliajn

  • PublishedJuly 5, 2023

Grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Këshillin Bashkiak Tiranë, përfaqësuar nga Silva Caka dhe Genc Gjokutaj kanë depozituar sot në Gjykatën Administrative një padi kundër kryebashkuakut Erion Veliaj. Kallëzimi është bërë me pretendimin se Veliaj ka refuzuar (mospranuar) që të bënte betimin për të marrë mandatin në mbledhjen e këshillit Bashkiak, por bëri një ceremoni të veçuar në tarracën e bashkisë.

Në një reagim për mediat, Caka tha se Veliaj nuk respketoi procedurat.

“Në 20 qershor të këtij viti u njoftua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak. Ajo që nuk funksionoi në mbledhjen e parë ishte pika e parë e rendit të ditës, që ishte shpallja e vlefshmërisë së betimit për kryetarin e Bashkisë. Kryetarja e Këshillit, nuk respektoi ligjin, ndaj u bashkua në betimin i kryebashkiakut në tarracën e bashkisë. Ndaj kemi depozituar padi kundër këtij veprimi.”, tha ajo. Ndërkohë, Gjokutaj tha se Tirana sot ligjërisht nuk ka një kryetar bashkie.

“Sot ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi ndërmarrë këtë nismë për t’i treguar Erion Veliajt që mos ta njohë opozitën.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.