Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PL-së kallëzuan Veliajn, Tedi Blushi: Një dosje e ‘kopsitur’ që pret përgjigje nga drejtësia!
Në një reagim në “Facebook”, Tedi Blushi është ndalur tek padia e depozituar sot në Gjykatën Administrative kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Blushi shprehet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi se betohej para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit dhe procedurave.
Gjithashtu ai shton se tashmë kjo çështje duhet të marrë përgjigje nga drejtësia.
REAGIMI:
Përballë paligjshmërisë, në mbrojtje të ligjit dhe interesit qytetar! Depozituam sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kërkesë padinë për mandatin e Erion Veliajt, i cili refuzoi të betohej para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit, procedurave dhe traditës. Një dosje e “kopsitur” që pret përgjigje nga drejtësia! Sa më parë! Kujtojmë se grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” depozituan sot padinë kundër Veliajt.
Kujtojmë se grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Këshillin Bashkiak Tiranë, përfaqësuar nga Silva Caka dhe Genc Gjokutaj depozituan sot në Gjykatën Administrative një padi kundër kryebashkuakut Erion Veliaj. Kallëzimi është bërë me pretendimin se Veliaj ka refuzuar (mospranuar) që të bënte betimin për të marrë mandatin në mbledhjen e këshillit Bashkiak, por bëri një ceremoni të veçuar në tarracën e bashkisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–