Ujiste bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit, burg për shqiptarin në Holandë
Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Holandë.
Gjatë seancës gjyqësore shqiptari tha se merrej vetëm me ujitjen e bimëve dhe në këmbim i mundësohej akomodimi dhe ushqimi.
Policia holandeze arrestoi shqiptarin në muajin shkurt, gjatë një operacioni antidrogë, ku u gjetën dhe sekuestruan 300 bimë kanabis në një apartament në Huesden. Sakaq mësohet se ai kishte shkuar në Holandë në rrugë ilegale.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–