Diploma me kusht për bluzat e bardha, studenti i mjekësisë në Panorama TV: Na diktohet vazhdimësia e jetës
Studenti i Fakultetit të Mjekësisë Arbër Shehu ka folur ditën e sotme në studion e Panorama TV për vendimin e qeverisë që i kushtëzon ata të punojnë 5 vite në vendin tonë për të marrë diplomën.
Në një intervistë me gazetarin Klevin Muka, Shehu deklaroi se është kundër këtij vendimi që sipas tij mund të diktojë vazhdimësinë e jetës, ndërsa nënvizoi se jo të gjithë studentët e këtij universiteti duan të largohen jashtë vendit.
“Jemi shumë kundër këtij vendimi për detyrimin e qëndrimin pasi na dikton vazhdimësinë e jetës sonë. Që të punojmë këtu. Disa nga ne ndoshta nga ne kishin disa mendime të tjera pas shkollës. Shumica e studentëve kanë dëshirën e mirë për të qëndruar brenda vendit.
Disa prej nesh duan të largohen nga vendi për të marrë një specializim më të mirë. Gjithashtu edhe pas përfundimit të 6-vjeçarit të punojnë edhe brenda vendit. Ne duam që këta familjarë të marrin një shërbim sa më të mirë dhe jo sa për të qenë. Nuk është e u trembëm. E dinin dhe po e prisnim. Patëm edhe zëra nga brenda ministrive që ky vendim po vazhdon të ndiqet pa asnjë lloj mendimi ndryshe nga studentët. Doli tani që ka një grup studentësh që punon me ministrinë por ne nuk e dimë kush janë. Ne protestuam dy herë. Kundër këtij vendimi kaq të padrejtë”, deklaroi ai.
Ai foli për protestën e thirrur të mbahet nesër nga studentët e Mjekësisë e cila do të nisë në orën 10:00 të paradites.
“I bëj thirrje të gjithë studentëve që duhet të bashkohen në protestë nesër. Ne protestën nesër nuk e kemi thirrur brenda Universitetit të Mjekësisë. E kem shpërndarë edhe te maturantët dhe te studentët e degëve të tjera. Protesta do të fillojë në orën 10:00. Dhe do të marshojnë drejt një prej institucioneve shtetërore sot Do e lëmë surprizë duke qenë se shteti na surprizoi me vendimin sot”, tha Shehu.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–