Mon, Nov 25, 2024

“Policia ka frikë të ndalojë dhunuesit”, reagon Flamur Noka pas ngjarjes në Krujë: Shteti i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës

  • PublishedJuly 8, 2023

Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Krujë. Ai thotë se “dhuna burracake” ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës.

“Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit. Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lotë në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë?

Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. “Kokat le të hanë”, thotë i pari i tufës. Ç’mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?! Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.