Mon, Nov 25, 2024

“Dollia” e Sherif Bundos, shkrimtari: Vjen natyrshëm si pjesë e shpirtit shqiptar, synon të ngrejë në piedestal mikun!

  • PublishedJuly 8, 2023

Shkrimtari Sherif Bundo, në emisionin “Kjo Javë” foli për librin e tij të fundit “Dollia” për të cilin tha se synon të ngrejë në piedestal mikun.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, ai rrëfeu përmbajtjen e veçantë të këtij libri, duke u shprehur se “Dollia” vjen natyrshëm si pjesë e shpirtit shqiptar.

“Dollia ose nuk njihet nga brezi i ri, ose në mënyrë pezhorative. Disa të rinj nuk kanë patur fatin të jenë në një gosti ku dollia të ketë shpalosur të gjitha vlerat e veta si institucioni që respekton hierarkinë e vlerave njerëzore dhe të ftuarve i jep një vend të veçantë një shpirti njerëzor. Nëse respektohet dollia janë respektuar të gjitha vlerat njerëzore dhe janë thënë të gjitha fjalët për të shprehur vlerësimin dhe është e garantuar që eventi nuk shthuret për shkak të dehjes”, ka thënë ndër të tjera Sherif Bundo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.