Mon, Nov 25, 2024

“Besoj njerëzit që bëjnë atë që thonë”/ Rikthimi i Bashës dhe nisma për ndryshimet kushtetuese, Hajdari: Dy janë rrugët që mund të ndiqen

  • PublishedJuly 8, 2023

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën ka komentuar iniciativën e  Nisma Thurje, LZHK, PAA, PR dhe BD të cilat janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor me synimin kryesor për të pasur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare.

“Dy janë rrugët, njëra që të jep suksesin dhe tjetër që të jep populizëm. Nëse do vijojnë të marrim populizëm, kjo do jetë përpjekja tjetër  e dështuar. Nëse do ndjekim rrugën ligjore sesi të shkojmë në një proces të tillë madhor, ka shanse për sukses. Mendoj se rruga është parlamentare. Kushtetuta e ka përcaktuar si shkohet në ndryshime kushtetuese. 28 deputetë iniciojnë një paketë dhe kërkojnë krijimin e një komisione ku diskutohen të gjitha ndryshimet.

Armët për këtë rrugë janë se duhet të arrihet maksimumi i deputetëve të opozitës. Mënyrën si e kemi ligjin për referendum e kemi pak të vështirë të këtë sukses  referendumi nëse nuk kthehet në lëvizje popullore. Aktualisht që te ketë sukses një ndryshim kushtetues me referendum, duhet të marrë pjesë gjysma e votuesve dhe të votojnë pro ndryshimit kushtetues, gjë që është e vështirë”, tha ai.

Po ashtu Hajdari ka komentuar edhe rikthimin e Lulzim Bashës.

“Kur diskutojmë për emra politikanësh që kush mund ta rregullojë Shqipërinë, nuk preferoj të merrem me emra. Unë kam besuar vetëm tek projektet e njerëzve të cilët ato që thonë i bëjnë. Do besoj çdo njeri që thotë se është dita të bëjë republikën e katërt. Sjell në vëmendjen problemet më të mëdha që kanë pasur SHBA dhe Britania këto dy vitet e fundit, por shteti nuk ka rënë kurrë. Shqipëria jonë, kush beson se do ta çojë para Rama, Basha ose lëvizjet e reja, e ka gabim. Shqipëria do shkojë para vetëm me krijimin e kushteve të barabarta për njerëzit, që të kenë mundësi të zgjidhen dhe të zgjedhin”, tha ai.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.