Sherri virtual mes Luizit dhe Ronaldos, gazetari plas “bombën” në studio
Gazetari i njohur i showbiz-it, Andi Vrapi, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, për të komentuar lajmet më të fundit që vijnë nga personazhet e njohur të ekranit.
Vrapi ka thënë dy fjalë edhe për sherrin virtual mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës, i cili nisi pas transmetimit të puntatës së parë të “Kepit të VIP”-ave.
Sipas Ronaldos, në moderimin e këtij emisioni nuk duhej të ishte Kiara Tito, por vetë ai. Lidhur me këtë deklaratë dhe disa të tjera të Sharkës, reagoi menjëherë këngëtari i dashur për publikun. Por jo vetëm kaq pasi edhe personazhe të tjerë reaguan në lidhje me këtë sherr, e sigurisht nuk mund të mungonte Kiara.
Ndërkohë dje, Vrapi u shpreh se ‘mendon se e gjithë kjo është një metodë marketingu për Kepin e VIPa-ve’. Sipas tij, Kiara doli vetëm 23 sekonda në episodin e parë dhe çifti ka bërë diçka që t’a fryjnë që të shihet dhe dëgjohet.
“Që në ditën e parë që ka nisur kjo drama, unë kam menduar se kjo është një metodë marketingu për të promovuar Kepin e VIP-ave nga çifti. Kjo për shkak se u trumbetua si projekti më i madh i Kiara Titos për këtë vit pas Big Brother-it. E duke qenë se në episodin e parë, Kiara shfaqet vetëm 23 sekonda në projektin e saj më të madh, duhet diçka për t’a fryrë dhe pompuar që të shihej dhe të ndiqej.
E kjo ishte ndoshta gjëja që Luizi shfrytëzoi te Ronaldo. Le të themi që Ronaldo nuk tha një diçka kaq të keqe që duhej të bëhej një gjurdulli e madh.
Ai në mes të qeshurave tha një batutë se ‘Ronaldo do ishte një prezantues më i mirë se Kiara për Kepin”. Që mendoj se ishte në kuadrin e shakave. Pastaj filluan gjërat. Ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i Kiarës, e cila në vend që në thelb të mbronte veten e saj si prezantuese, mbrojti Luizin. Nuk tha asgjë për faktin se dikush kishte thënë se ishte më i mirë se ajo në prezantim.
Prandaj unë mendoj se është thjesht një gjë për të promovuar ‘Kepin e VIP’-ave”, tha Andi.
Teksa Erjona Rusi tha ‘se mesa duket Luizi nuk ia paska dhënë 5 mijë euroshin Ronaldos, se ato i ka kërkuar Ronaldo’, gazetari i showbiz-it tha: “Ça e tha dhe e mbajti”.
Ndërkohë Erjona tha se ishte akuzë e fortë, por Vrapi duke qeshur thotë ‘ishte batutë’.