Ambasadori spanjoll takim me rektoratin e Universitetit në Gjirokastër: Spanja, mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE
Ambasadori spanjoll, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) ku u shpreh se Spanja është mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
‘Si ambasadori spanjoll në Shqipëri është nder i vërtetë të përjetosh nga afër ndërlidhjen mes dy vendeve tona sa i takon kulturës, shoqërisë dhe turizmit’, u shpreh Renedo.
Ambasadori spanjoll, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) ku u shpreh se Spanja është mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
‘Si ambasadori spanjoll në Shqipëri është nder i vërtetë të përjetosh nga afër ndërlidhjen mes dy vendeve tona sa i takon kulturës, shoqërisë dhe turizmit’, u shpreh Renedo.
“Spanja është një mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne do të punojmë për të nxitur integrimin e Shqipërisë. Shqipëria mund ta konsiderojë Spanjën një përkrahëse, partnere dhe mike, duke ecur së bashku për të ardhmen evropiane”. Pohimi i ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo erdhi nga Gjirokastra ku ai zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqrem Çabej”, i shoqëruar nga prof. Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED), universiteti më I madh publik në Spanjë. Ndërsa e vlerësoi takimin sit ë rëndësishëm për bashkëpunimin mes institucioneve arsimore, ambasadori spanjoll e vlerësoi praninë e dy autoriteteve si një tregues të mbështetjes dhe përkushtimit të Spanjës në marrëdhëniet mes dy vendeve.
‘Si ambasadori spanjoll në Shqipëri është nder i vërtetë të përjetosh nga afër ndërlidhjen mes dy vendeve tona sa i takon kulturës, shoqërisë dhe turizmit. Interesi i turistëve spanjollë për Shqipërinë pësoi një rritje të ndjeshme në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Sigurisht Gjirokastra është tërheqëse për spanjollët. Gëzohem të dëgjoj zërat e spanjollëve në rrugët e qytetit. Tani është koha për të filluar bashkëpunimin mes dy universiteteve. Lajmi i mirë është që rektori i UNED është në Shqipëri dhe ka vizituar Universitetin e Gjirokastrës. UNED është universiteti më i madh publik në Spanjë. Rreth 200 mijë studentë, mbi 100 kombësi, dhe unë jam i bindur se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për të dyja universitetet, gjë që do të sillte një ndikim të rëndësishëm për të dyja vendet. Spanja është lider në turizëm dhe do të ishim të lumtur të ndanim përvojën tonë mbi aftësitë menaxhuese dhe kapacitetet e shfrytëzimit të potencialit të plotë të Shqipërisë në turizëm. Gjithashtu pasuria e mrekullueshme kulturore e Shqipërisë ofron mundësi të mëdha për bashkëpunim akademik mes institucioneve, veçanërisht në kontekstin e hulumtimeve më të fundit dhe teknologjive për ruajtjen e vlerave kulturore. Doja të theksoja edhe rëndësinë e gjuhës spanjolle si gjuha e dytë amtare më e folur në botë pas gjuhës mandarine. Është shumë e rëndësishme për shqiptarët të studiojnë spanjisht në mënyrën e duhur pasi do të hapë shumë dyer në botë. Do të doja t’i referohesha një momenti shumë të rëndësishëm për Spanjën brenda Bashkimit Evropian. Spanja sapo ka filluar presidencën e saj të pestë të këshillit të BE dhe unë mendoj se ky është një moment special për marrëdhëniet tona sepse Spanja është një mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne do të punojmë për të nxitur integrimin e Shqipërisë. Vizita e rektorit të UNED dhe mbështetja ime personale janë një tregues që reflektojnë përkushtimin tonë. Shqipëria mund ta konsiderojë Spanjën një përkrahëse, partnere dhe mike, duke ecur së bashku për të ardhmen evropiane”, u shpreh rektori spanjoll.
Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit Universiteti I Gjirokastrës do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin spanjoll UNED, i pari universitet që ka implementuar mësimdhënien hibride, në kampus dhe online. Ky hap është konsideruar i rëndësishëm nga të dy rektorët që besojnë se kjo nismë do të sjellë ndryshime domethënëse për institucionin më të madh arsimor të Rajonit të Jugut.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për institucionet tona sepse ne jemi plotësisht të përkushtuar për ndërkombëtarizimin. Jemi të lumtur të shpallim nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Universitetin e Gjirokastrës ku do të sigurojmë vlera bashkëpunuese në fushën e mobilitetit të studentëve dhe profesorëve, programeve të përbashkëta të studimit dhe veçanërisht në krijimin e një programi evropian që ka të bëjë me mikrokredencialet. Së treti për të stimuluar bashkëpunimin në fushën e kërkimeve ku kemi shumë interesa të përbashkëta. Ekziston një fushë kyçe për ne që ka të bëjë me promovimin e gjuhës dhe kulturës spanjolle. Gjatë qëndrimit tim të shkurtër, por shumë produktiv, këtu në Shqipëri, zbulova se shqiptarët dhe spanjollët tërhiqen nga kultura e njëri-tjetrit. Unë do të jem I gatshëm të bashkëpunoj, të nxit më tepër projekte që do të përforcojnë gjuhën tonë si një gjuhë të dytë në Shqipëri. Ky takim hap rrugën për bashkëpunimet e të ardhmes shumë të afërt” është shprehur më tej ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–