Mbytja e babait dhe dy djemve të mitur në Kavajë, flasin dëshmitarët: Në fillim u nxor i pajetë djali i vogël. Po të ishte ndihma e shpejtë, mund të shpëtonin
Dita e pushimit u kthye në tragjedi. Babai dhe dy djemtë e mitur humbën jetën në plazhin e Vilë Boshtovës në Kavajë. Qytetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, në një intervistë për “News24” kanë treguar se ishin futur larg në det dhe se fillimisht i pajetë në breg ka dalë djali i vogël, më pas 50 vjeçari Elvis Halilaj dhe djali tjetër i mitur.
Më tej ata kanë shtuar se në rast do të ishte ndihma e shpejtë, mund të kishin shpëtuar .
Gjithashtu ata janë shprehur se pas ngjarjes tragjike, në det janë vendosur flamuj të kuq, për të paralajmëruar se deti është i trazuar dhe me dallgë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–