Mon, Nov 25, 2024

“Oj lulija jon…”/ Luizi nuk lë pas inatet me moderatoren, e ofendon live në koncert, Dea Mishel i kthehet keq këngëtarit: Burrë 40-vjeç, i pangopur me famë

  • PublishedJuly 9, 2023

Edhe pse Big Brother Vip Albania ka përfunduar duket se ish-konkurrentët nuk i kanë lënë menjanë mëritë mes tyre.

Fituesi i BBVIP, Luiz Ejlli është përfshirë në një përplasje me ish-konkurrente Dea Mishel, për shkak se ka qenë Luizi ai i cili teksa po përformonte në Shkodër ka kujtuar një debat të fortë të ndodhur mes tyre gjatë reality shoë-it.

Ai kujtoi momentin kur moderatorja e quajtur qytetin provincë, ky reagim i Luizit është bërë viral në rrjete sociale dhe sigurisht nuk ka munguar as reagimi nga Dea Mishel e cila është shprehur se është ndjerë e ofenduar.

 

Dea shkruan në disa story në Instagram: “E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

 

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video. Mëndje-ngushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.