Tue, Nov 26, 2024

Pas thirrjeve në koncert ndaj saj, Luizi ka diçka për të thënë pas reagimit të Deas!

  • PublishedJuly 10, 2023

Drama” e fundit që prisnim të kishim në këto ditë të nxehta vere ishte ajo mes finalistëve të “BBV”, duke marrë parasysh se reality show ka muaj që ka mbaruar dhe Luizi me Dean janë bashkë edhe në filmin e fundit të Top Channel e rivaliteti mes tyre dukej se kishte mbaruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë këngëtari vendosi mbrëmjen e djeshme të kujtonte disa prej deklaratave të Deas në program, gjatë një koncerti në Shkodër, ku nxiti edhe disa thirrje ndaj saj që në publik dhe nga vetë influencerja janë perceptuar si ofendime.

Dea reagoi gjatë diës së sotme për thirrjet e Luizit, në disa deklarata në rrjetet sociale që janë komentuar shumë në rrjetet sociale e që mund t’i lexoni këtu, por edhe Luizi duket se ka dicka për të thënë pas gjithë tensionit të ditë së sotme. Ai ka postuar në InstaStory-n e tij një prej fjalimeve të filmit “Last Knights”, ku personazho kryesor ndër të tjera thotë:

Nderi është diçka me të cilën lindin të gjithë burrat. Nuk mund t’ju merret as nuk mund të jepet. Ai vetëm nuk duhet humbur.”

"Drama" pas thirrjeve në koncert, Luizi ka diçka për

Perceptimet në lidhje me këtë ja lemë publikut, të cilët duhet të bëjnë lidhjen mes thirrjeve të tij, reagimit të Deas dhe nderit, megjithatë duket se “drama” momentalisht ka ndaluar me kaq.