Postoi foto me vëllain e Kiarës, Luizi zbulon premtimin që i bëri ai
Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së publikut. Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP 2”, fansat janë edhe më kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me çiftin.
Por së fundmi vëmendjen e ka rrëmbyer vëllai i moderatores së njohur, Rayan.
Ka qenë këngëtari i dashur për publikun, ai që ka postuar foton e parë me kunatin e tij, ku me humor shkruante: “Me kunatin e shokut Xhemal”.
Ndërkohë një ditë më parë, fituesi i edicionit të dytë të BB VIP postoi një tjetër foto me vëllain e partneres. Madje Luizi tregoi edhe premtimin që Rayan i kishte bërë.
“Unë do jem me ty gjithmonë më tha”- shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.
Kujtojmë se ky premtim vjen pas debatit publik në rrjetet sociale mes Luizit dhe Dea Mishel, pas ofendimet që iu bë kësaj të fundit në koncert.