Mon, Nov 25, 2024

Kërkesë për arrest për Arben Ahmetajn

  • PublishedJuly 10, 2023

, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për , pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incineratorëve, tre kontrata famëkeqe të qeverisë së kryeministrit , të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin dhe ish-deputetin socialist krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur të hënën se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt me qëllim arrestimin e tij.

Në bazë të hetimit, SPAK tha se “ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit: Arben AHMETAJ”.

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Detajet mbi akuzat nuk janë të ditura dhe shkresa e kryetarit të SPAK Altin Dumani për Kuvendin e Shqipërisë nënvijëzon nevojën “për të ruajtur sekretin hetimor” dhe kërkon që procedura e shqyrtimit të dokumenteve nga Këshilli i Mandateve të bëhet pa praninë e publikut për shkak se, sipas Dumanit, hetimet vijojnë për persona dhe fakte të tjera.

Arben Ahmetaj, 54 vjeç, ka qenë drejtues i administratës tatimore dhe më pas, zëvendësministër, gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste 1997-2005. Ai u përball me akuza për korrupsion pas rënies nga pushteti në vitin 2005, në lidhje me skandalin e Albtelecom, kompanisë në atë kohë shtetërore të telefonisë, nga e cila u transferuan miliona euro përmes kontratave fiktive të interkonjeksionit me operatorë ruralë. Ahmetaj doli i pafajshëm në atë kohë. Ahmetaj deklaron se ka një pasuri familjare prej rreth 3 milionë eurosh. [Link]

Pas rikthimit të socialistëve në pushtet, në vitin 2013, ai u bë fillimisht Ministër i Ekonomisë dhe i Sipërmarrjes dhe më pas, Ministër i Financave. Ai u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Qeveria shqiptare akordoi një kontratë për ndërtim incineratori në Elbasan në vitin 2015 me procedurë emergjente, e cila më pas u konsiderua si e paligjshme. Dy kontrata pasuan për një incinerator në Elbasan dhe një në Tiranë, e cila vijon të jetë aktive.

Aktualisht në burg nën gjykim gjendet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili përballet me akuza korrupsioni dhe pastrimi parash si dhe Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm në ministri dhe ish-deputet, nën akuzën për korrupsion.

Ahmetaj është zyrtari më i lartë në gati tre dekada që përballet me akuza për korrupsion.