Mon, Nov 25, 2024

EMRI/ Kreu 4 grabitje banesash brenda pak ditësh, përfundon në pranga “skifteri” në Durrës

  • PublishedJuly 10, 2023

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Durrësit pasi është zbuluar se ka qenë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar përgjatë ditëve të para të muajit korrik.

Raportohet se 42-vjeçari Juljan Ismailaj ka kryer grabitje në 4 banesa të ndryshme në Durrës, duke marrë sende dhe bizhuteri me vlerë.

Policia ka sekuestruar pas arrestimit të Ismailajt 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Sakaq, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.