Mon, Nov 25, 2024

Mjeku magjistar i Barçës, dëmtimet bien me 50%

  • PublishedJuly 10, 2023


Mjeku magjistar i Barçës, dëmtimet bien me 50%

10 July, 2023

10 July, 2023

Sezonin e kaluar, ku Barcelona fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, ishte pozitiv, jo vetëm sa u përket rezultateve sportive, por edhe për sa i përket përgatitjes fizike të ekipit.

Skuadra e Ksavit reduktoi dëmtimet muskulore pothuajse përgjysmë në krahasim me sezonin 2021-‘22. Kyç në këtë përmirësim të situatës së dëmtimeve ka qenë afrimi në skuadër i mjekut Rikard Prunja. Dr.Prunja u kthye në skuadër me këmbënguljen e madhe të trajnerit Ksavi, që me sa duket, ka qenë e arsyeshme. Sepse rezultatet fizike janë aty.

Në sezonin që u mbyll, skuadra e Ksavit pati në total, 704 ditë pushim, duke përfshirë të gjitha dëmtimet muskulore. Në vitin 2021-‘22 kjo shifër ishte 1463 ditë. Stafi mjekësor “culé” ka arritur që praktikisht të përgjysmojë dëmtimet muskulore të pjesëtarëve të ndryshëm të skuadrës, në mënyrë që ata të jenë në dispozicion për më shumë kohë, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe trajnerit Ksavi më shumë alternativa, madje edhe në momentet më të ngjeshura dhe më kyçe të sezonit e që kanë rezultuar vendimtare në suksesin në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net