Dhuna barbare nga fisi Rraja/ Kikia: Nëse s’do kishin dalë pamjet, Rrahmani do të ishte në Kuvend, që u bëfshin ligjet…
Gazetari Mentor Kikia teksa dënoi ngjarjen e rëndë në Borizanë të Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarish dy persona nga fisi Maja pasi këta të fundit denoncuan shqetësimet që vinin nga një gurore, theksoi se policia tentoi të fshihte ngjarjen.
I ftuar në ‘Open’ në News24 Kikia tha se nëse nuk do të kishin dalë pamjet, Rrahman Rraja do të ishte në Kuvend duke bërë ligje.
“Në pamje të parë të jashtme, kemi dy këndvështrime, sipas policisë dhe sipas qytetarëve. Sipas policisë, ishte një inicdent mes dy grupeve njerëzisht. Ajo që bëri ndryshimin, ishte pamja. Nëse nuk do të kishte dalë asgjë, nëse nuk do të kishin dalë pamjet. Ai do të ishte në Kuvend, duke bërë ligjet, që u bëfshin ligjet me gjithë neve dhe atë për ligjet që bën ai. Ai do ishte në parlament, ata të tjetër te gurorja, ata të tjerët në spital. Policia në mos tentoi ta fsheh, tentoi ta minimizojë në mënyrë ekstreme, për turpin e saj. Ata njerëz nuk është hera e parë që janë problematikë në raport me rendin publik dhe me të tjetër. Është fis që ka histori rrahjesh dhe vrasjes, e dhunë, ku ai njeri që tha se; dështova’ përfaqësonte pushtetin, ligjin. Këtu janë përgjegjësitë që kalojnë në një shkallë të lartë.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–