Ish-deputeti Çuko për dhunën barbare të Rrajave në Borizanë: Duhet reformë e thellë në polici!
Ish-deputeti i PS-së, Arben Çuko deklaroi se ngjarja në Borizanë, ku disa persona dhunuan barbarisht dy familjarë të fisit Maja, nxori në pah nevojën për reformimin e thellë brenda Policisë së Shtetit.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Çuko tha se çdo ngjarje e rëndë kërkon masa të forta.
“Nuk i di se si i ka zbatuar procedurat policia në lidhje me këtë ngjarje. Është ngjarje e rëndë. Më të rëndë e bëri dhe filmimi i videos nga ata. Si ngjarje e rëndë, kërkon dhe masa të forta. Çdo ngjarje e jashtëzakonshme, kërkon masa të jashtëzakonshme. U ndërmor dhe shkarkimi i ministrit. Nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, u bë shkrirja komisariatit. Politikisht veprimi i zotit Rama ishte në këtë drejtim, pra ngjarja e rëndë kërkon masa. Zoti Rraja dha dorëheqje, ministri i Brendshëm u shkarkua. Policia jonë ka nevojë për reformime. S’ka të bëjë me uniformën, por me përmbajtjen, me konsolidimin.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–