Zbardhet dosja e Ahmetajt, si e përfitoi vilën në Palasë nga biznesmeni M.B., SPAK: Deklarim të rremë për një pallat te “Shallvaret”
News24 dhe BalkanWeb zbardhin të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në dosje thuhet se Ahmetaj ka përfituar një vilë në Palasë nga një biznesmen, si dhe ka bërë deklarim të rremë për një pallat të ndërtuar te “Shallvaret” në Tiranë.
Në dosje thuhet ndër të tjera:
Duke sjelle ne vëmendje se vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtpërdrejtë ose tërthorazi çdo Iloj përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij, qofte kjo sjellje edhe sipas ligjit (pra e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e korrupsionit pasiv nga funksionari i lartë personi nen hetim Arben Ahmetaj.
Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se një person dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin M.B.., kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, një shtetaseje, mikeshe e ngushtë e personit të sipërpërmbendur. Kjo vile nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe personit tjetër kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.
Përsa më sipër, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzmi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket:
Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M.. Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër është pasqyruar nder vite, né deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoratin e Deklarimit te Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me perafersi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare prane ISP Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim ka pasur si qellim blerjen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine e ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004-korrik 2006.
-Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani sh.p.k., shtetasit V.K. dhe E.M..
-Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vertete dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër, përkundrejt një “shitje ndaj shtetasit A.B…
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–