Flakët përfshijnë apartamentin në Gjirokastër, zjarri shkrumbon gjithçka brenda banesës
Një apartament në Pazarin e Gjirokastrës është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ka marrë fillimisht flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–