“Nëse miku im Edi Rama…”, Stoltenberg fton liderët në tryezë, nxit kryeministrin shqiptar t’i bashkohet, ja momenti ‘gazmor’ (Video)
Mes seriozitetit ka dhe momente shtensionimi në samitin e NATO-s në Lituani ku ishin mbledhur liderët botërorë. I tillë është ky moment, kur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i fton në tryezë krerët e shteteve.
Ai i nxit të gjejnë vendet e tyre sipas emrave të vendeve të shënuara për të nisur mbledhjen, teksa i drejtohet personalisht kryeministrit shqiptar.
“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.
“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–