Fitues i çmimeve të shumta, ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari Milan Kundera
Shkrimtari francez me origjinë çeke, Milan Kundera, autor i “Lehtësia e padurueshme e qenies”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
I njohur më së miri për “Lehtësia e padurueshme e qenies” (i cili në vitin 1988 u bë edhe film), Kundera ka fituar çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së tij. Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur e ka bërë të ditur transmetuesi “Ceska televize”.
Kundera fitoi vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.
“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se z. Milan Kundera ndërroi jetë dje (e martë) pas një sëmundjeje të zgjatur”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e bibliotekës Milan Kundera në qytetin e tij të lindjes, Brno për AFP.
Romancieri jetoi në Francë që nga emigrimi i tij nga Çekosllovakia e sunduar nga komunistët në 1975.
I lindur më 1 prill 1929 në qytetin e dytë çek të Brno-s, Kundera shkroi poema dhe tregime të shkurtra përpara se romani i tij i madh, “Shaka” të botohej në 1967.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–