Legalizimi i kanabisit/ Ironia e Korreshit, deputeti i PD shkon në Komision me “trefletësh”: Qivirria nuk harroi të sillte edhe nga një teke për provë
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar debatin që po bëhet në Kuvend për legalizimin e kanabisit, projektligji i qeverisë. Korreshi ka modifikuar një fletë si cigare kanabisi me të cilën ka pozuar në komisionin e ligjeve.
Korreshi shkruan se qeveria ua ka sjellë nga një teke për provë.
“Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin.
Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–