Mon, Nov 25, 2024

Kuvendi vendos të hënën për autorizimin e arrestimit të Ahmetajt

  • PublishedJuly 12, 2023

Arben Pëllumbi

Por vendimi do të merret të hënën në seancë plenare.

Deputeti i , , tha pas mbledhjes se ”

Mbledhja doli në përfundimin e dhënies së autorizimit dhe pranimin e kërkesës së SPAK për kontrollin e banesës dhe personal dhe arrestimin e Arben Ahmetajt”.

Ai tha se u mor koha e nevojshme që mazhoranca të përgatisë raportin e saj, por shtoi se ajo nuk do bëhet avokate e askujt nëse bindet që procedura është e rregullt.

Deputeti i opozitës njoftoi se votat ishin unanime për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetit Ahmetaj.

“U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë”- shtoi ai, pasi opozita ka kërkuar që të futet në seancën e së enjtes.

Avokati i ish-ministrit, Ardian Visha, tha për mediat se Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtesinë dhe se është e drejta e tij të vendose nëse do të kthehet në Shqipëri për ta bërë këtë.

Ai u shpreh se Ahmetaj ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht. I pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo.