Mediat greke: Me 290 vota, Parlamenti Europian miraton amendamentin e Athinës për lirimin e Fredi Belerit
Mediat greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit.
Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës” dhe “mbrojtja e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, i cili u votua sot. 290 eurodeputetë votuan pro projektligjit dhe 260 kundër.
Konkretisht, në rezolutë thuhet: Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengimin e kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet në burg edhe sot e kësaj dite.
Amendamenti u mbështet nga eurodeputetët grekë të të gjitha partive.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–