Mon, Nov 25, 2024

“Ish-ministri i Financave e shumë funksionarë të PS janë në arrati ose burg”, Indrit Hoxha: Koha për protesta qytetare, nuk duhet të zhvasin më Shqipërinë!

  • PublishedJuly 12, 2023

Sekretari për Diasporën i demokratëve me kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën rreth çështjes së ish-ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Hoxha u shpreh se ish-ministri i Financave e Rindërtimit, ish-ministri i Mjedisit si edhe deputetë të PS-së, kryetarë bashkish e funksionarë të tjerë janë ose në arrati ose në burg në lidhje me veprat e tyre.

Sipas Hoxhës është koha për protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike, ndërsa shtoi se këta persona nuk duhet ta zhvasin më Shqipërinë.

“Zv/Kryeministri ,Ministri Financave,Ministri Rindertimit,Ministri Mjedisit,Ministri Brendshem

Deputet te Partise Socialiste,Kryetar Bashkish te Partise Socialiste, zv/ministra, sekretare te pergjithshem te Ministrive dhe shume e shume te tjere! Sot ose jane ne arrati ose jane ne burg! Koha per Protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike,keta nuk duhet ta zhvasin me Shqiperine”, shkroi ai në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.