Mon, Nov 25, 2024

Emri i tij në hetimet e SPAK në dosjen e Ahmetajt, flet Baftjar Zeqo: S’e mbaj mend nëse jam takuar me Mërtirin, Ish-zv.kryeministri më ka dërguar një sms, por…

  • PublishedJuly 13, 2023

Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo ka deklaruar sot për mediat se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin.

Kjo deklaratë vjen pasi emri i tij del në hetimet e  SPAK, ku Arben Ahmetaj i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të presë Mërtirin.

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im.

Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin.  Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.