Celibashi në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës s’e lejojnë të marrë fjalën. Ndërpritet seanca
Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend. Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’.
Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.
Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–