Opozita debat të fortë në Kuvend, tërhiqet maxhoranca: Nesër seancë e posaçme për Ahmetajn
Pas shumë debateve të ashpra në Kuvend për çështjen Ahmetaj, ku opozita kërkoi që në rend të ditës sot të futej çështja Ahmetaj, maxhoranca duket se është tërhequr.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënën e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet nesër.
Mësohet se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–