Tue, Nov 26, 2024

Vasili: Urgjenca për ligjin e kanabisit për të zbrazur depot

  • PublishedJuly 13, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në seancën parlamentare në lidhje me vendimin e mazhorancës për të mbledhur Komisionin e Ligjeve për të kaluar ligjin për kanabisin.

Teksa në seancë po diskutohet mbi atë që opozita e cilëson si vjedhjen e shekullit nga Rama, thotë Vasili do të fshehë këtë rast abuziv.

Vasili e etiketoi qeverinë Rama, si qeveri të kanabisit, krimit dhe hajdutërisë.

“Edi Rama dhe rilindja urgjencë për kanabisin dhe fshehje për hajdutërinë e shekullit. Brenda javës një deputet, një ish zv.kryeministër, një ish kryetar bashkie dhe të tjerë ish ministra e deputetë dalin në dosjen e inceneratorëve të gjithë rilindas të firmosur mbështetur dhe përkrahur nga Edi Rama që sot fshihet, ndërsa këta rilindasit sillen si horra dhe nuk lejojnë Parlamentin që të bëjë debat.

Në të njëjtën kohë me urgjencë të tmerrshme po kalojnë ligjin e kanabisit sipas urdhërit të trafikantëve, që duan të zbrazin depot.

Këta janë qeveri e kanabisit, hajduterisë, rrugaçërise e krimit.”, tha Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.