Zjarri te Unaza e Re, policia jep informacione: 36-vjeçari u konfliktua me babain dhe…
TIRANË
Policia e Tiranës ka dhënë informacion për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re që shkaktoi panik te qytetarët.
Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.
36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–