Mon, Nov 25, 2024

Parlamenti e votoi si Ministër të Brendshëm, reagon Balla: Do t’i shërbej me përulje çdo qytetari dhe do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd

  • PublishedJuly 13, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në qeveri.

Gjithashtu Balla shkroi se do ti shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë në detyrën e re.

Postimi i plotë i Ballës:

Të dashur miq,

do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë.

Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.