Mon, Nov 25, 2024

Reagimi i politikës për Ahmetajn/ Analisti: Opozita në këtë formë s’të çon askund. Deputeti i PD: Do vish këshilltar aty me ne?

  • PublishedJuly 14, 2023

Analisti Redi Shehu, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar reagimin e politikës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gjatë bisedës me deputetin demokrat, Tomor Alizoti, ai ka deklaruar se SPAK duhet të godasë edhe anën tjetër të parlamentit, ndërsa u shpreh se të bërit opozitë në këtë formë “nuk të çon askund”.

Kësaj deklarate, Alizoti i është përgjigjur duke e falënderuar dhe duke i propozuar Shehut që të bashkohet me opozitën si këshilltar në mënyrë ironike.

Shehu: Nëse SPAK fillon dhe godet me dosjet në hetim mendojmë se vërtet po rinovon elitën politike në vend.

Alizoti: Është hapur një lojë, nëse goditet Ahmetaj do goditen edhe ata në opozitë, por do doja që sot SPAK të godasë të fuqishmit

Shehu: Të bësh opoztë në këtë formë nuk të ccon askund.

Alizoti: Të falënderoj, do vish këshilltar aty me ne?

Shehu: Ky është mendimi im,

Alizoti: Të falënderoj, hajde me ne.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.