Mon, Nov 25, 2024

“Nuk ka asnjë emër nga opozita në dosjen e inceneratorëve”, Tabaku pas votimit të Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt: Duhet mbështetje maksimale për SPAK

  • PublishedJuly 14, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mohuar sot se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës, teksa ka kërkuar mbështetje maksimale për SPAK pas miratimit në Kuvend të kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.

“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD dhe opozitës duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.