Tue, Nov 26, 2024

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e Aleks Nikollit

  • PublishedJuly 14, 2023

Përjashtimi i Aleks Nikollit nga sistemi i drejtësisë mori formë të prerë të premten pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e të marrë thuajse 3 vjet më parë.

Nikolli, ish- i Gjykatës së Apelit Shkodër, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash në 10 gusht 2020, nga trupa që kryesohej nga me relator dhe anëtar . Bekteshi dhe Komici vendosën për shkarkimin, ndërsa Hamitaj e konsideroi hetimin vetëm në kriterin e pasurisë, të pamjaftueshëm.

Megjithatë ndryshe nga kërkesat ligjore për të zbardhur vendimin 30 ditë pas shpalljes së tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e vonoi zbardhjen e vendimit për Nikollin me 9 muaj. Vendimi u publikua vetëm në prill 2021, që automatikisht zgjati edhe afatet e shqyrtimit në të rastit, ndërsa Nikolli vijoi të paguhej me 75 për qind të pagës.

Trupa e Kolegjit me kryesuese , me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë , Rezarta Schuetz, , gjeti po ashtu shkelje procedurale në vendimin e -së. Pas gjetjes së shkeljeve gjatë shqyrtimit të ratsit në dhomë këshillimi, KPA njoftoi një seancë publike në të cilën i dha mundësi Nikollit të shpjegohej, kryesisht mbi një apartament dhe dy shtesa në Lezhë në pronësi të vëllait të subjektit dhe të përdorur në vijimësi nga ky i fundit me anë të një kontrate huapërdorje të ndërsjellë.

Gjatë seancës dëgjimore Nikolli akuzoi KPK dhe relatorin e çështjes së tij në Komision, Olsi Komici, se kishte marrë atributin e gjithë trupës duke mbajtur qëndrim të padrejtë e tendencioz.  “Shkelja është flagrante dhe e padëgjuar më parë”, pohoi Nikolli dhe e cilësoi konkluzionin për këtë pasuri si qëndrim personal të relatorit të çështjes në KPK.

Por hetimet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk dolën me një rezultat të ndryshëm. KPA vuri në dukje në vendim se Nikolli kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe se veprimet e kryera prej tij përfshi transaksionet me atë që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij kishin “patur qëllim ligjërimin e të ardhurave financiare  të paidentifikuara”.

KPA po ashtu vuri në dukje se edhe gjetjet e KPK-së mbi apartamentin ishin të drejta, pavarësisht problemeve procedurale. Kolegji arsyetoi se ai ishte pasuri e fshehur e Nikollit. Kolegji vendosi që të lërë në fuqi vendimin e KPK dhe shkarkojë përfundimisht Nikollin nga detyra.