“Boll lojërave me varfërinë e shqiptarëve”, Klevis Balliu: Arrestoni arkitektët dhe pronarët e inceneratorëve jo ushtarët!
Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu ka reaguar për aferën e inceneratorëve, pasi parlamenti i dha dakordësinë SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Balliu shkruan se fakti që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët, vërteton se arrestimet e deritanishme janë boshe dhe te pavlera. Ai kërkon arrestimin e arkitektëve dhe pronarëve të inceneratorëve.
“Boll lojërave me varfërinë e shqiptarëve. Arrestoni arkitektët dhe pronarët e inceneratorëve jo ushtarët.
Arkitektët dhe drejtuesit e inceneratorëve janë Rama dhe Veliaj.
Fakti që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët, vërteton se arrestimet e deritanishme janë boshe dhe te pavlera.
Pa ndalimin e Ramës dhe Veliajt pagesat nuk do të ndalen dhe shqiptarët do vazhdojnë të varfërohen”, shkruan Balliu.