Tue, Nov 26, 2024

Zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit në Selanik, 45-vjeçari ekzekutoi mikun e tij për paratë e drogës

  • PublishedJuly 14, 2023

Shqiptari i cili ekzekutoi me armë bashkëkombësin e tij 50-vjeçar në një pikë karburanti në Selanik, është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.

Mësohet se 45-vjeçari, i cili është baba i tre fëmijëve, ka qenë një mik i viktimës.

Ai ka deklaruar në polici se biseda e fundit mes tyre ka qenë në lidhje me një shumë parash që autori i vrasjes i detyrohej viktimës për një shitje droge.

Sakaq, zbulohet se në automjetin e autorit ka qenë edhe një grua e implikuar në çështje, e cila dyshohet se ka pasur lidhje intime me 45-vjeçarin.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se 45-vjeçari pohoi krimin dhe dëshmoi rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.