“Njëri betohej se nuk i kishte prekur me dorë, tjetri se nuk kishte shkelur në parcelë”, avokati tregon historinë e dy vëllezërve që vidhnin shalqinj: Si Rama dhe Ahmetaj
Avokati Genci Gjokutaj ka treguar një barsaletë si reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për çështjen “Ahmetaj”.
Gjokutaj tregon historinë e dy vëllezërve në Myzeqe që vidhnin shalqinj natën sa u bënë shqetësim. Në fund kur do gjykoheshin, njëri tha se nuk kishte prekur shalqinj me dorë, tjetri se nuk kishte shkelur në parcelë.
Sipas avokatit të njohur, si këta dy vëllezër dhe në këtë mënyrë ka 10 vjet që vidhet nga Rama dhe Ahmetaj!
POSTIMI I PLOTË
Në një fshat në Myzeqe dy vëllezër vidhnin shalqinj natën! Mirëpo vidhnin aq shumë saqë u bënë shqetësim i madh! Dhe çfarë ishte më interesantja vjedhjen e kryenin në një mënyrë krejt të veçantë! Njëri vëlla i hipte kalipiç vëllait tjetër! Ky i fundit i këpuste shalqinjtë dhe i fuste në një trastë! Dikur fshatarët i kapën i lidhën dhe i nxorën për t’i gjykuar në mes të fshatit! Si i pyetën se pse dhe si vidhnin përgjigja e tyre i habiti të gjithë! Vëllai që mbante në kurriz vëllain tjetër betohej se nuk kish prekur shalqi me dorë ndërsa vëllai që i kish hipur të vëllait në kurriz betohej se nuk kish shkelur në parcelë!
Si këta dy vëllezër dhe në këtë mënyrë ka 10 vjet që vidhet nga Rama dhe Ahmetaj! Njeri betohet që nuk kam firmosur kurrë ndërsa tjetri betohet që nuk ka prekur lekë me dorë! Si vëllezërit e meselesë së shalqinjve! Ishalla nuk presim shumë derisa të gjykohen! Njeri është arratisur ndërsa tjetri del “lakuriq” në TV e na tregon përralla nga Hans Kristian Andersen me bindjen që është i veshur madje me sqimë! G????????????????