Sa vjeç bëri? Vëllai i Kiarës feston ditëlindjen, moderatorja ka dy fjalë të ëmbla për të (FOTO)
Vëllai i Kiara Titos, Ryan, feston sot ditëlindjen. Moderatorja e njohur përmes një postimi në “Instastory” ka zbuluar se ai mbush 12 vjeç.
Moderatorja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet e përqafuar me të vëllain dhe krahas kësaj poze ka bërë edhe urimin e veçantë për të:
“Ti je një nga pjesët më të mira të jetës sime dhe unë jam me shumë fat që të quaj vëllai im. Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme”.
Edhe pse kanë disa vite diferencë me njëri-tjetrin, Kiara ka zbuluar herë pas here se çfarë raporti ka me vëllain e saj.