Wed, Nov 27, 2024

PS tentativa për t’i dhënë mandat të përjetshëm Gjinushit, reagon Flutura Açka: Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtues europian do të dorëhiqej

  • PublishedJuly 16, 2023

Pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave brenda këtij sesioni parlamentar, duke hequr dorë edhe nga amendamentet e tjera, ka sjellë reagimin e kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, theksoi se në këtë histori ka disa të vërteta shumë të hidhura, që për një drejtues europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr, duke i sugjeruar kështu Gjinushit që të largohet nga posti.

REAGIMI I AÇKËS
Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.
Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr.
E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kur ai vendos të heshtë
Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

INICIATIVA E MAZHORANËS
Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton. Mësohet se dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit, Açka ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç. Në të njëjtën kohë ata shprehin vullnetin që të tërhiqen nga amendamentet qe kanë bërë për trajtimin financiar të personelit te Akademisë, pasi kjo do të kërkonte më parë një mendim nga qeveria, që mund të marrë shumë kohë dhe të shtyjë miratimin e draftit për në shtator.

()

AlbaniaWeb.net