Thu, Nov 28, 2024

Bushi e pagëzoi si Demollarin e ri/ Me numrin 10 mbi shpinë, talenti shqiptar protagonist me asistit në duelin ndaj Bodo Glimt-it (VIDEO)

  • PublishedJuly 16, 2023


Bushi e pagëzoi si Demollarin e ri/ Me numrin 10 mbi shpinë, talenti shqiptar protagonist me asistit në duelin ndaj Bodo Glimt-it (VIDEO)

16 July, 2023

16 July, 2023

Talenti Adrion Pajaziti, u pagëzua nga Alban Bushi, në një konferencë për shtyp, si Sulejman Demollari i ri. Mesfushori 20-vjeçar është në pronësi të Fulhemit, ndërkohë që luan si i huazuar te skuadra e Haugesund, në elitën e futbollit norvegjez.  

Ditën e sotme, Pajaziti, u bë protagonist me asist në duelin ndaj skuadrës së Bodo/Glimt, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1.

Në minutën e 3-të, talenti shqiptar, shërbeu saktë për Leite, që tundi rrjetën, ndërkohë që në pjesën e dytë, më konkretisht në minutat 46 dhe 56, vendasit e Bodo Glimt, arritën të përmbysnin shifrat.  Pajaziti qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pak u zëvendësua nga Samuelsen.  

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net