Sat, Apr 19, 2025

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare në rolin e kamarierit, shkëlqen me asist te Goteborg-u

  • PublishedJuly 16, 2023

Arbnor Muçolli po përshtatet shpejt te skuadra e Goteborgut, në elitën e futbollit suedez. Mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë për të tijët, teksa kontribuoi me asist në barazimin 1-1 që Goteborgu, arriti në transfertë ndaj Elfsborgut.

Ndryshe nga dueli i javës së parë të kampionatit, që e nisi nga stoli, Muçolli në përballjen e sotme, ishte titullar dhe në minutën e 29-të, asistoi për Karlen që shënoi golin e avantazhit të përkohshëm.

Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 80 minuta, teksa në fund të ndeshje, u vlerësua me notën 7.5 nga “Flashscore”. Vetëm autori i golit mori vlerësimin më të lartë te Goteborgu, 7.8.

()

AlbaniaWeb.net