Tue, Nov 26, 2024

PSG pret “PO”-në e Juventus, akord me Vlahovic, tifozët protestojnë kundër Lukakut

  • PublishedJuly 17, 2023

Dushan Vlahoviç është shumë pranë kalimit te PSG, pasi ka gjetur akordin me francezët. Futbollisti i Juventusit raportohet se tashmë është bërë gati që të transferohet në kryeqytetin francez, pasi ka zgjidhur gjithçka sa i përket marrëveshjes financiare që ka me klubin.

Burime pranë klubit parisien thonë se bisedat me futbollistin janë finalizuar dhe ai ka rënë dakord për kontratën e re pesëvjeçare, deri në qershorin e vitit 2028, nga e cila do të përfitojë 11 milionë euro në vit. Lojtari po stërvitet ndërkohë me Juventusin, në pritje të akordit mes dy klubeve.

Kjo, pasi PSG nuk ka ende një “po” përfundimtare nga Juventus, duke shpresuar që bardhezinjtë të ulin çmimin që i kanë vënë kartonit të futbollistit, të cilin e vlerësojnë minimalisht 80 milionë euro. Nëse shitet sulmuesi serb, Juventus duket se ka ndërmend të marrë Romelu Lukakun, për të cilin po negocion me Chelsea.

Por gjatë së hënës tifozë bardhezinj të mbledhur afër qendrës sportive kanë kundërshtar afrimin e belgut, madje ata kanë dalë edhe kundër Kuadrados, ndërsa kanë shprehur gjithë admirimin për Bonuçin, i cili nuk është në planet e Alegrit dhe do të largohet. Juventus duket si kantier ndërtimi këto, me hyrje e dalje të shumë, ku pesë priten të largohen dhe të paktën 4 të tjerë pritet të vijnë.

()

AlbaniaWeb.net