Mon, Nov 25, 2024

“Në letrat e firmosura nga ambasadori britanik, unë rezultoj kriminel”, Noka bën deklaratën e fortë: Kjo, me urdhër të Bashës

  • PublishedJuly 17, 2023

Deputeti Flamur Noka, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ka folur mbi raportin e publikuar sot nga grupi i Berishës, për zgjedhjet e 14 majit. Noka u shpreh se më 14 maj ndodhi një farsë zgjedhore dhe se “vota u konsiderua si mall tregu”.

Ndërkohë ai ka bërë edhe një deklaratë të fortë, teksa tha se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, në letrat e firmosura prej tij e cilëson Nokën si kriminel. Sipas Nokës, kjo është bërë pasi i është thënë nga Lulzim Basha.

“Në letrat e firmosura nga Smith, unë jam kriminel. Unë jam mjek e kurrë në jetën time skam pasur ndonjë akuzë, e në letrat që ai dërgon unë jam kriminel. Pse? Sepse ashtu i thotë Lul Basha. E ka theksuar, Lul Basha”, tha ai.

Sakaq, sa i takon raportit, ai u shpreh se në raport janë paraqitur faktet e mbledhura prej tyre, teksa deklaron se “hymë në zgjedhje pa komisionerë e pa numërues”. Noka deklaroi se kryeministri Edi  Rama po nxjerr sërish në treg ‘pengun Basha’.

“Vula e PD është në ‘xhepin’ e Ramës, ai na rrëmbeu vulën 3 dite para regjistrimit në zgjedhje”, u shpreh ai.

I pyetur se përse nuk arritën që të mbrojnë votën sikurse premtuan para zgjedhjeve, ai tha: Kishim parasysh që në zgjedhje do të përballeshim me PS, jo Prokurorinë, policinë, ushtrinë, SHISH, etj… Të gjitha këto bëjnë një panoramë që në 14 maj nuk kishte zgjedhje. T’i shohin dhe ndërkombëtarët.

Pjesë nga diskutimi:

Gazetari Osman Stafa: A mendoni se shqiptarët kanë nevojë për lider të ri?

Flamur Noka: Në një demokraci rrotacioni i elitave është domosdoshmëri, por në rastin e opozitës është hera e parë që demokratët kanë në status që nëse humbet zgjedhjet lokale lideri i nënshtrohet një votëbesimi. Këtë risi e solli Berisha dhe ne. Ndaj them merruni me thelbin dhe jo me detajet. Duhet analizuar njëherë thelbi. Zgjedhjet nuk u humbën  por u vodhën. 1.3 mln shqiptarë janë larguar nga qendrat e votimit me një firmë të Çuçit.

Gazetari Osman Stafa: Ju thatë se nuk i njihni zgjedhjet, por ndërkohë keni njohur këshillat bashkiak?

Flamur Noka: Nuk njohim zgjedhjet por njerëzit tanë do të jenë aty!

 

AlbaniaWeb.net