Aksident tragjik në Tiranë, makina merr para motorin, humb jetën 22-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori.
22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.
22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.
Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, teksa ka shoqëruar dhe autorin eaksidentit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.
Informacion paraprak
Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.