Zyrtare, sulmuesi qëndron te Roma, rinovon deri në vitin 2025
Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Romës. Stephan El Shaarawy do të qëndrojë të skuadra italiane, të paktën deri në vitin 2025. Lajmi është dhënë nëpërmjet një video, të shpërndarë në kanalet zyrtare.
“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim për të bërë. Më duhet t’ju them se kam rinovuar me Romën deri në vitin 2025. Jam shumë i lumtur dhe krenar, doja t’ju falënderoja të gjithëve për dashurinë. Shihemi në fushë. Hajde Roma”-thotë El Shaarawy. 30-vjeçari realizoi 7 gola në sezonin e fundit.
()